Vinin baste me celularë, në pranga 3 persona në Pogradec

44
Sigal

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”. Evidentohen 2 lokale ku ushtrohej veprimtari e paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

✅Vinin baste sportive me celularë, vihen në pranga 3 shtetas.

✅Procedohet penalisht 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri, pasi secili kishte vënë në dispozicion lokalin, për këtë veprimtari të paligjshme.

Sekuestrohen 3 celularë që përdoreshin për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Pogradecit, ku dyshohet se mund të kryhej kjo paligjshmëri, dhe si rezultat, në lagjet nr. 2 dhe 3, kanë goditur 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve për këto raste, shërbimet e Policisë:

-kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. T., 46 vjeç, A. P., 53 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. K., 36 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën në celularët e 2 shtetasve të tjerë, bileta të basteve sportive dhe faqe bastesh sportive. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi E. K. ishte organizatori i kësaj veprimtarie deke qenë se kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për ushtrimin e lojërave të fatit;

-kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. M., 46 vjeç dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 64 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në përdorim të 64-vjeçarit, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie, shtetasit D. M. iu gjetën në celularin e tij, bileta të basteve sportive dhe faqe bastesh sportive.

Celularët e këtyre shtetasve, që i shërbenin kësaj paligjshmërie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.