Vidhnin qytetarët dhe i linin lekët në kazino, shkatërrohet banda shqiptare

278
Policia italiane ka shkatërruar bandën shqiptare, e cila ishte bërë tmerr i banorëve të Toskanës. Sipas raportit të policisë, banda ishte e specializuar në vjedhjen e shtëpive dhe të makinetave elektronike, dhe më pas paratë e vjedhura ata i luanin në kazino. Më herët policia italiane ka arrestuar 4 persona, ndërsa mbrëmjen e djeshme është arrestuar edhe 27-vjeçari Klisman Haskasa, i cili pavarësisht se kishte ndryshuar identitet nuk ka mundur ti shpëtojë dot arrestimit.
Sigal