Fier/ Naftëtarët “ndezin” përsëri protestën, prej 4 muajsh nuk po u jepen pagat

515
Në muajin nëntor 2016, qeveria aktuale deklaroi, se e ka “rilindur” rafinerinë e naftës, duke ndihmuar një kompani të panjohur të quajtur Ionian Refining&Trading Ltd, e cila ka arritur një marrëveshje private me pronarët e mëparshëm të ARMO për të rivënë në punë rafinerinë
Punonjësit e rafinerisë së naftës Fier kanë protestuar sot para prefekturës. Mbi 100 punëtorë kanë dalë në protestë pasi ka mbaruar premtimi i kompanisë për dhënien e dy pagave brenda 10 ditësh si dhe mospagimin prej 18 muajsh të sigurimeve shoqërore. Punonjësit kërkojnë takim me prefektin. Në protestën e ditës së sotme ishin bashkuar edhe punëtorët e Kuçovës dhe Vlorës. Kujtojmë që kjo nuk është protesta e parë e punonjësve të rafinerisë së naftës në Fier. Kompania DPT Drilling, e cila gjatë viteve të fundit ka menaxhuar rafinerinë e Fierit, deklaroi se kontrata e saj me ARMO për marrjen me qira të rafinerisë së Fierit ka “përfunduar më 31 dhjetor” dhe se rafineria “i është dorëzuar përmbaruesve të ngarkuar nga bankat që janë në proces ekzekutimi të rafinerisë së Fierit kundrejt kredive të pashlyera të Armo sh.a ndaj tyre”. Industria e rafinimit të naftës ka hyrë në vështirësi të mëdha që nga viti 2008, kur qeveria e atëhershme e privatizoi kompaninë ARMO, e cila ka nën pronësi rafineritë e Ballshit dhe të Fierit. Gjithsesi, në nëntor 2016, qeveria aktuale deklaroi se e ka rilindur rafinerinë e Ballshit duke ndihmuar një kompani të panjohur të quajtur Ionian Refining & Trading Ltd, e cila ka arritur një marrëveshje private me pronarët e mëparshëm të ARMO për të rivënë në punë rafinerinë. Në një njoftim për shtyp të Kryeministrisë, u deklarua se jo vetëm rafineria e Ballshit është rivënë në punë, por ajo është në gjendje të prodhojë diezel të standardeve Evropiane si dhe do të shërbejë si një zinxhir industrial për të furnizuar me avullin që prodhon si produkt anësor, serat që gjenden në zonën e Mallakastrës. Por për punëtorët e rafinerisë së Fierit, e cila ka qenë në punë edhe gjatë kohës kur Ballshi qe mbyllur, ndryshimi i pronësisë nuk solli rilindje pasi ata thonë se kanë shumë muaj që nuk marrin pagat.
Sigal