31-vjeçarja beqare vetvritet, ‘të gjithë miqtë e saj po martoheshin’

501
Një 31-vjeçare britanike ka varur veten me pasojë vdekjen, pasi ‘të gjithë miqtë e saj po martoheshin dhe ajo jo’. Danielle Saul me profesion menaxhere, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Manchester në qershor të vitit të kaluar, pas një nate me miqtë e saj. Miqtë dhe familjarët e saj e dinin në atë periudhë që Danielle ishte e dëshpëruar ndërsa ndiqte miqtë e saj më të afërt ditën e martesës. Ajo ishte beqare dhe nuk e kishte marrë ende veten nga një ndarje që kishte përjetuar 5 vite më parë. Gjatë mbrëmjes në fjalë, Saul kishte takuar ish-in e saj, të cilin e ftoi së bashku me miqtë e tij që të vazhdonin festën në apartamentin e saj. Por edhe kur kjo tentativë e saj dështoi që të ribashkoheshin, mëngjesin e së nesërmes 31-vjeçarja vendosi t’i japë fund jetës. Trupi i saj u gjet i pajetë tre ditë më pas, nga një shoqe që ishte shqetësuar pasi nuk kishte kontaktuar me të prej ditësh.
Sigal