VIDEO/ ‘Gjuetia’ gjatë natës, si e pësuan shoferët e makinave luksoze. Policia 378 teste alkooli

597
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar e drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të qytetit në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në fundjavë.
Efektivët e Rrugores kanë hasur një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin F.B., me shpejtësi 145 km/h si dhe një “BMW” me drejtues shtetasin E.H. me shpejtësi 156 km/h, ndaj të cilëve janë marrë masa. Po kështu janë evidentuar 9 drejtues të tjerë me shpejtësi nga 139 deri në 154 km/h.
Megjithëse kontrollet janë të pandërprera çdo ditë përsëri ka drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi limitin e lejuar.
Policia Rrugore e Tiranës është e angazhuar për të evidentuar, ndëshkuar çdo shkelës të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Po kështu kanë vijuar gjatë natës së kaluar edhe kontrollet me Drager nga Policia Rrugore e Tiranës.
Janë kryer 378 alkool/teste gjatë orëve të mbrëmjes dhe në këto orë të para të mëngjesit. Konstatimet janë nga 0.00 mg/ e deri 0.74 mg/l.
F.V., 44 vjeç, u arrestua në flagrancë pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l.

12 leje drejtimi janë tërhequr për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.24 mg/l deri 0.49 mg/l
Sigal