Tenton të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin, arrestohet 26-vjeçarja

519
Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj.
Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë duke parandaluar ngjarjen e rëndë në fshatin Pojan të Maliqit. Uniformat blu janë telefonuar nga një femër, e cila ka kërkuar ndihmë pasi në shtëpinë e Vjollca Shkëmbit kishte pasur një konflikt. 
26-vjeçarja Shkëmbi pas një konflikti ka tentuar të vrasë me sopatë bashkëjetuesin e saj N. K., 44 vjeç nga Sheqerasi. Burim i konfliktit mësohet të jenë dy fëmijët e saj, që i kishte me dy partnerë të tjerë të ndryshëm dhe bashkëjetuesi aktual nuk i pranonte.
Mësohet se emri i saj nuk është i panjohur për policinë e Korçës, pasi ka qënë  problematike dhe ka patur dhe ngjarje të mëparshme.
Ajo i ka shkaktuar plagë të lehta në trup, dhe pas marrjes së mjekimit në spital 44-vjeçari ka shkuar në shtëpi. 
Në cilësinë e provës materiale u sekestrua sopata ndërsa Shkëmbi u arrestua në flagrancë nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë. Hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Sigal