Aksident në Korçë, motori përplaset me trafikndarësen, drejtuesi në gjendje të rëndë

84
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Bulgarec të Korçës. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasoje e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit.

Fill pas përplasjes, drejtuesi i motomjetetit është transportuar me urgjencë në spital. Ndërkohë, mësohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën.

Aktualisht, policia po heton rreth aksidentit dhe motiveve të ngjarjes.