Vakancat për 4 anëtarë të KQZ, Ruçi-Partive: Propozoni emrat

419
Sigal

Katër prej shtatë anëtarëve të KQZ-së i përfundon mandati. Vakancat, që krijohen në institucion  janë dorëzuar pranë Kuvendit, ndërsa në nisje të senacës plenare, kryeparlamentari Ruci, njofoi se KQZ ka njoftuar vendet vakante, si pasojë e përfundimit të mandatit, të Hysen Osmanajt, Vera Shtjefnit, anëtarë të propozuar në KQZ nga Partia Demokratike, Bledar Skenderaj i propozuar nga PS si edhe Gëzim Veleshnja, i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kur kjo e fundit ishte në maxhorancë.

Pas njoftimit të vendeve vakante, Ruci apeloi grupet parlamentare të sjellin propozimet e tyre për vendet vakante.

Vakancat e KQZ pritet të shtojnë edhe më tepër debatin mes forcave politike.  Për t’u parë mbetet reagimi i demokratëve, të cilët në kushtet e bojkotit të parlamentit, nuk dihet nëse do të dërgojnë në Kuvend propozimet për anëtarë të KQZ, apo do ti lenë bosh ato. Ndërsa debat mes partive opozitare pritet të hapë edhe zëvendësimi i Gezim Veleshnjës propozim i LSI-së, kur kjo e fundit ishte në maxhorancë.

Partia Socialiste pretendon të marrë vendin e tij, si e vetmja forcë politike e shumicës parlamentare, kështu PS merr shumicën e anëtarëve në KQZ. Ndërsa mbetet për t’u parë nëse mes dy kandidaturave që do të propozojë PD në Kuvend, nëse vendos t’i dërgojë ato, do të jap LSI një prej anëtarë të saj në KQZ.