Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, automjeti përplas këmbësorin

21
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Tiranë, teksa një automjet ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Larushk, ndërsa këmbësori Ismet Loci ka mbetur i dëmtuar nga përplasja e fuqishme.

Sakaq, mësohet se ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.