Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen nënë e bir

24
Sigal

Një bombol gazi ka shpërthyer për shkak të një defekti dhe si pasojë ka rënë zjarr në një banesë në Fushë Krujë.

Mësohet se janë dëmtuar nënë e bir, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi:

Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.