Edi Rama e konfirmon në Kuvend: Bastet online nuk mbyllen nga 1 Janari, po na kërcënojnë nga burgu i sigurisë së lartë

830
Sigal

Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur sot fjalën e tij në Kuvend me nismën më të re të qeverisë, për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve online.

Rama u shpreh se nga 1 Janari do të jetë një dhuratë e re për të gjitha familjet e prekura, ama ashtu siç është thënë këto ditë numri 1 i qeverisë nuk e mohoi faktin se bastet online do të vijojnë të funskionojnë. Edhe pse sipas tij do të ketë një studim të dytë, po ashtu Rama u shpreh se ato do të vijojnë në hotelet me 5 yje.

Sipas Ramës mungesa e deputetëve të opozitës në Kuvend, konfirmon dyshimet e tij se ata janë pjesë e së keqes. Sipas Ramës në drejtim të tij dhe të deputetëve ka pasur kohëve të fundit një sërë sms-sh kërcënuese që nisen nga burgjet e sigurisë së lartë, duke hezituar të japë më tej emra.

“Deputetët e Komisionit të Ekonomisë po sulmohen nga mesazhe të orkestuara nga burgu 313. Jam shumë i sigurt që ky grup parlamentar do i japë nënave dhe vajzave të këtij vendi, dhe atyre që janë aktualisht të sëmurë me lojërat të fatit do ju japë një dhuratë shumë të mirë për këtë vit të ri, siç është mbyllja e kazinove he të basteve sportive, dhe basteve online. 

Me mirëkuptimin se për online ashtu siç ndodh në vendet e tjera do të na duhet që të kemi një studim për më vonë. Ka një diskutim për një monopol shtetëror, po që unë e them këtu sot që jam kundër kësaj. Nuk do ketë asnjë spostim në periferi, do të lejohen vetëm në hotelet me pesë yje vetëm në zona të definuara. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër. Ë

shtë fatkeqësi, po njëherësh janë realitet, që ata që mungojnë sot këtu janë në palën e atyre që kërcënojnë. Personalisht lideri legjendar i PD-së ka nisur një fushatë të tërë shpifjesh”, u shpreh Rama.