U pyet për McGonigal në SPAK? Rexh Byberi: E kam prit si mik, e dua si mik!

13
Sigal

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi është thirrur tw enjten në SPAK, ku ka qëndruar për më shumë se një orë. Pas daljes nga organi i akuzës ai tha se u pyet për disa gjëra. Pyetjes së gazetarëve nëse u pyet për McGonigal, të cilin e ka shpallur qytetar nderi të Tropojës, Byberi u përgjigj:“E kam prit si mik, e dua si mik dhe jam krenar që Tropoja pret miq dhe i respekton”. Ish-zyrtari i lartë amerikan është nderuar si “Qytetar Nderi” më 23 shtator 2021 nga Bashkia e Tropojës dhe kryebashkiaku socialist Rexh Byberi.Për këtë reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili në atë kohë tha se ky ishte një urdhër i Ramës, për të goditur direkt kreun e PD-së. “Rama ka urdhëruar shpalljen e tij qytetar nderi në Tropojë për të shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje”, tha Berisha.Kujtojmë se Gjykata federale e Uashingtonit dënoi në shkurt të këtij viti me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.