U kap në Francë me 17 kg kanabis, 34-vjeçari shqiptar dënohet me tetë muaj burg dhe 28 mijë euro gjobë

180
Sigal

Një 34-vjeçar nga Shqipëria është dënuar në Francë me tetë muaj burg dhe 28 mijë euro gjobë për trafikimin e 17 kilogramëve kanabis. Antonio H. nga Tirana u përball sot në gjykatën franceze ku vazhdimisht ngrinte supet pasi nuk fliste dot as frëngjisht. Pavarësisht prezencës së përkthyesit, 34- vjeçari ka bërë të paditurin.

Ai është akuzuar për transport dhe posedim të 17 kg kanabis dhe për këtë arsye u dënua me 8 muaj burg,  ndalimin e udhëtimit në tokën franceze për dhjetë vjet si dhe një gjobë prej 28 mijë eurosh. Në fakt kjo ishte shumë e ulët pasi më herë prokurori kishte kërkuar një gjobë prej 85 mijë euro, pra përllogaritja e çmimit të rishitjes së kanabisit.

Ishte e hëna e kaluar, kur rreth orës 11:00, 34 vjeçari shqiptar u pikas nga policia kufitare e Nogent-sur-Oise , në autostradën A1, në drejtimin Paris-Lille. Në automjetin e tij “Volkswagen Passat” u zbuluan 25 pako kanabis, shkruan “Le Parisien”.

Antonio H. thjesht shpjegoi se kishte mbërritur nga Spanja, ku dy persona i kanë ngarkuar  porosinë për transportimin e mallit për në Belgjikë.  Ai refuzoi të japë emra, ndërsa u justifikua po e kryente këtë porosi duke qenë se e kishte të vështirë të gjente punë.