Chiesa i dëmtuar, Juventus nis negociatat me sulmuesin e Manchester United

174
Sigal

Juventus pritet të hap negociata me Manchester United për sulmuesin Anthony Martial

Martial ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje nën urdhrat e Rangnick ngase është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi muajin e kaluar.

Sipas “90min”, Sevilla ishte e interesuar dhe Martial dëshironte këtë transferim, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i problemeve për pagë.

Ndërkohë, Juventus tani është favoriti për të huazuar Martial deri në fundin e sezonit me opsion blerje, teksa bisedimet do nisin shumë shpejtë.

Me humbjen e sulmuesit Federico Chiesa që pësoi lëndim në ligamente të gjurit, “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një sulmues të ri dhe Martial shihet si opsioni ideal.