Aksident në Elbasan/ Automjeti përmbyset në rrugë, plagoset shoferi

360
Sigal

Pasditen e sotme një automjet i tonazhit të rëndë që transportonte artikuj industrial, ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe si pasojë e shpejtësisë gjatë manovrimit  për shkak të inertësisë është përmbysur.

Sipas burimeve jo zyrtare, aksidenti ndodhi në fshatin Papërr 10 km larg qytetit të Elbasanit.

Si rezultat i këtij aksidenti  është plagosur drejtuesi i automjetit i cili mbante targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht, mallrat që ndodheshin të ngarkuara në të janë shpërndarë në rrugë e jashtë saj.

Ndërkohë që policia po heton shkaqet që sollën aksidentin,drejtuesi i automjetit ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve  në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit.