Mesazhi i Stresit nga arratia: O bij komunistësh … Ardi Veliu ua mbulon skenat e krimit

246
Sigal

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është një nga të shpallurit në kërkim nga policia pas protestës së parë për vrasjen e Klodian Rashës.

Nga arratia ai i ka dërguar një mesazh ne rrjetet sociale, Edi Ramës.

Stresi thotë se duhet të japë dorëheqjen Ardi Veliu.

‘Tre duhet të japin dorëheqjen. Ardi Veliu është kupola e shtetit. Kupola më mafioze është drejtori i policisë. Çfarë kujtoni ju bira komunistash se i kaloni gjërat kështu.

Edi Rama po të bëj thirrje drejtpërdrejtë je kryeministri i të gjithë shqiptarëve. Ardi Veliu duhet të ikë nga kupola mafioze. Ai është krahu i djathtë i Edi Ramës. Ai i mbulon skenat e krimit për Edi Ramën. Edi Ramës i është bërë qejfi që iku Sandër Lleshaj.

Është arritje për të. Menduat se nuk do çohemi ndonjë ditë me fol për njerëzit që keni vrarë’, thotë reperi.