Ligji antiduhan, ISHSH gjobit 3 njësi tregtare dhe 1 individ në Vlorë

510
Me Urdhër të Kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, dega e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vlorë, kreu inspektime për zbatimin në vijueshmëri të Ligjit Nr. 9636, dt. 06.11.2006, i ndryshuar, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë inspektimit nga ana e inspektorëve të ISHSH u morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë (të reja) secila për 3 (tre) njësi tregtare të qytetit, të cilat u gjetën në shkelje të ligjit anti-duhan. Gjithashtu u mor edhe një masë administrative në masën 5 000 lekë të reja per një individ i cili u gjet në shkelje të ligjit të sipër përmendur. Inspektimet e ISHSH dega Vlorë u monitoruan nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, qendror të cilët ishin pjesë e grupeve të inspektimit.dhe përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve të na ndihmojnë në punën tonë duke denoncuar çdo rast kundravajtjeje. 
Sigal