Shehu: Ballkani i Hapur fatkeqësi për Shqipërinë, PD partia më pro-amerikane në vend

191
Sigal

Deputeti demokrat Tritan Shehu në fjalën e mbajtur përpara protestuesve në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, deklaroi se Ballkani i Hapur është fatkeqësi për Shqipërinë.

Shehu thekson se PD asesi nuk mund të jetë parti antiamerikane, duke shtuar se është në fakt partia më pro-amerikane e më pro-perëndimore në vend.

“Ka ngelur vetëm pakti Rama – Vuçiç që ka për qëllim që të sjellë fantazmën e Jugosllavisë së re, do që të sjellë homogjeninë serbe në rajon. Ballkani i Hapur është fatkeqësi për Shqipërinë, nuk do ta lejojmë.

Ne jemi këtu që Shqipëria të shkojë drejt rrugës së vërtetë demokratike dhe europiane. PD asesi nuk mund të jetë antiamerikane, sepse që kur lindi ka qenë dhe është pro-amerikane, pro europiane, kemi qenë e do jemi. PD është partia më pro-amerikane, më pro-europiane dhe më pro-perëndimore”, deklaroi Shehu.