Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Cerrnice- Bajram Curri, në dalje të qytetit. Një 58- vjeçar është përplasur për vdekje me makinë dhe është braktisur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë, ku sipas Policisë Vendore, mësohet se është gjetur i vdekur 58-vjeçari me iniciale Sh.B., që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 07. 11. 2018, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Cerrnice – Bajram Curri, në dalje të qytetit, është gjetur i vdekur shtetasi Sh. B., vjeç 58, që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.