Eliminimi i Gentjan Bejtjas, zbulohet personi që ndodhej në banesë në momentin e krimit

13
Sigal

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në oborrin e banesës së tij të Gentjan Bejtjas.

Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij.

Fëmijët e tij thuhet se ndodhen jashtë vendit pas atentatit të fundit që i bënë verën e 2023. Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.