Tronditëse në Korçë, pronari i lokalit vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, vetëm pak minuta më parë. Një person ka vrarë veten me armë gjahu, në ambientet e lokalit të tij. Viktimë ka mbetur shtetasi Viktor Bardhoshi, 45 vjeç.

Njoftimi i policisë:

NOA

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.