40 grabitje për 14 ditë, arrestohet ‘super-hajduti’ shqiptar në Itali

481
Një total prej 40 vjedhjesh në 14 ditë, me një mesatare prej më shumë se dy vjedhje në ditë. Autori është një 32 vjeçar shqiptar, i arrestuar nga karabinierët e grupit operativ të Sacile (Pordenone) në Itali, raportojnë sot mediat lokale.
Operacioni i koduar “Giorgione”, u koordinua nga prokurori publik. Hetimi i nisur në nëntor pas vjedhjeve të shumta në shtëpi të ndryshme, lejoi identifikimin dhe arrestimin e shqiptare.
Ai do të kishte vepruar edhe në dy javët e ardhshme në krahinat e Trevisos, Venecias dhe Mantovës. Shqiptari zhvendosej në këmbë në distanca të gjata, shkruan “Ansa”.
Hajduti ka një të kaluar të konsiderueshme penale. Ai është dënuar për krime të ngjashme të kryera në Piemonte dhe Lombardi. Ai u dëbua nga Italia në shtator 2017 pas një periudhe burgimi.
Megjithatë, ai ishte kthyer në mënyrë të fshehtë duke vazhduar krimet e tij. Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Pordenones.
Sigal