Grabiti flori me vlerë 150 mijë euro, në pranga shqiptari

408
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të dënuar për grabitjes. Bëhet fjalë për 33-­vjeçarin Florian Qato, i cili tashmë do të vuajë dënimin me një vit burg.
Qato njihej si grabitës i rrezikshëm pasi në tetor vitin 2012 arriti të merrte nën kërcënimin e armës 4 mijë euro cash dhe katër kg flori me vlerë 150 mijë euro nga një argjendari në Vicenza. Ata u larguan pasi linë nga duart dhe këmbët punonjësit. 33­vjeçari nga Durrësi është dënuar nga Gjykata në Vicenza edhe për një grabitje tjetër të ndodhur në vitin 2011, në një piceri. Gjatë kësaj grabitjeje, ku Qato ishte bashkë me tre persona të tjerë, një klient u qëllua me qytën e pistoletës në kokë pasi tentoi të reagonte.
Sigal