Sigal

Mes 38 pesonave që humbën jetën në Itali pas shembjes së urës në Xhenova, janë dhe dy shqiptarë, 28-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku dhe Edi Bokrina.

Ata po udhëtonin për në punë në furgonin Qubo të EuroPulizia.

Dy të rinjtë shqiptarë janë nxjerrë sot nga rrënojat në prani të prindërve të tyre, ndërsa vijojnë ende kërkimet për të tjerë persona.

I afërmi i Bokrinës ka publikuar një mesazh në “Facebook” ku jep lajmin e ndarjes nga jeta të të riut por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane dhe as ato shqiptare.

 

Ambasada Shqiptare në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy të rinjve Marjus djerri dhe Edi Bokrina, gjatë rrëzimit të urës në Genova.

Përmes një njoftimi për mediat, ambasada vihet në dispozicion të të afërmve të dy viktimave.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova.
Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave Ambasada është në dispozicion të të afërmve për të gjithë asistencën e nevojshme.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ura “Morandi”, që lidh Genovan me Ligurian u rrëzua mesditën e djeshme duke zënë poshtë vetes mjetet që ishin sipër saj dhe disa godina që ishin poshtë.