Tiranë, në pranga dy pronarë lavazhesh, vidhnin ujin e pijshëm

424
Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy pronarë lavazhesh në Tiranë, të cilët akuzohen për vjedhjen e ujit të pijshëm nga ujësjellësi. UKT bën të ditur se në dy lavazhet, që ndodhen tek Komuna e Parisit dhe në zonën e liqenit artificial, vidhej uji i pijshëm dhe përdorej për larjen e automjeteve. UKT thekson se përdorimi i ujit të pijshëm për lavazhe përbën shkelje të ligjit.
Sigal