Tiranë, konflikt me thika, humb jetën një 20-vjeçar

446
Një konflikt mes dy të rinjsh ka degraduar në sherr me mjete prerëse në kryeqytet, ku për pasojë një i ri ka humbur jetën. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Llambi Bonata”. Fillimisht, shtetasi L. K., 20 vjeç ka mbetur i plagosur nga goditja me thikë, por ai nuk ka mundur ti bëjë ballë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në Spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të identifikuar autorët si dhe kapjen e tyre.
Sigal