Sulmohet patrulla kufitare në veri të Kosovës, Policia jep detajet e para

481
Policia e Kosovës tha se një patrullë e saj kufitare është sulmuar në veriun e vendit, por sulmi ka kaluar pa pasoja në njerëz.
Sulmi ka ndodhur në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut, një nga tri komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës.
Nga Policia e Kosovës thonë se sulmi i cili ndodhi mbrëmë shkaktoi dëme në makinën e policisë, ndërsa dy pjesëtarët e patrullës që ndodheshin në makinë në momentin e ngjarjes nuk kanë pësuar lëndime.
Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë, tha se kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të këtij incidenti, por ende nuk dihet asgjë për autorët e as motivet e mundshme të incidentit.
Sigal