Shpërthim i fuqishëm në Xibrakë të Elbasanit

430
Para pak minutash në fshatin Xibrakë në Elbasan është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, ku raportohet për dëme materiale, me thyerjen e xhamave të disa objekteve dhe banesave të ndryshme.
Sipas banorëve të fshatit Xibrakë, mësohet se ushtria po kryen demontime pranë lumit Shkumbin dhe sipas tyre nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Shpërthimi ka ndodhur përgjatë rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Librazhdin. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një poligon, nuk ka lëndime në njerëz. Sipas policisë situata është nën kontroll.
Sigal