“Skandal” në jetimoren e Sarandës, flet nëna e 3 fëmijëve: Djalin ma kanë abuzuar seksualisht, vajzat i rrihnin! U mbyllnin gojën me jastëk…

156
Sigal

Në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë është abuzuar me 3 fëmijë. Kështu pretendon nëna e tyre, madje shton se ndaj djalit të saj të mitur është abuzuar seksualisht nga djemtë e tjerë në jetimore. Çështje për të cilën ka bërë kallëzim penal në Komisariatin nr.3.

Nëna e fëmijëve tregoi se kishte marrë fëmijët e saj me pushime dhe ata i kishin rrëfyer për abuzimin që iu bëhej në jetimore.

“Vajzat dhe djali janë dhunuar. Djali ka dhënë në dhomën e çunave, vajzat e dinin që rrihej. Djalin e abuzonin fizikisht, edukatoret e mbyllin në dollap. Edhe vajzat mi rrihnin çunat. Edhe edukatoret i rrinin,”-tha e ëma.

Ndërsa lante djalin e saj në dush, më të voglin e fëmijëve, ai kishte treguar mes lotësh se e kanë torturuar, e kanë rrahur, e kanë lyer me pastë dhëmbësh dhe i kanë mbyllur gojën me jastëk. Por i kishte treguar edhe për abuzime të tjera, për të cilat do të japë versionin zyrtar të premten ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërkohë që edhe vajzat më të mëdha, treguan po të njëjtat histori torturash. Ato kanë treguar se djemtë e jetimores kanë përdorur fjalë banale dhe i kanë ofenduar, ndërsa kanë ushtruar dhe dhunë fizike. Hetimet kanë nisur, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga edukatorët që punojnë në këtë institucion dhe as nga drejtoresha e “Vangjel Pullës”.