Zbulohet parcela masive me kanabis në Spanjë, dy shqiptarë në pranga

134
Sigal

Një plantacion kanabisi është zbuluar në një fushë në Señorío de Molina, ndërsa Garda Civile në Guadalajara ka arrestuar dy shqiptarë përgjegjës për mbjelljen e bimëve.

Ky plantacion përmbante 1330 bimë marijuanë, që të arrestuarit i kultivonin në një vend midis Megina dhe Chequilla, në afërsi të lumit Cabrillas.

Të arrestuarit janë 2 shtetas shqiptarë, një 40-vjeçar dhe një 51-vjeçar. Ky i fundit ka mundur të arratiset në këmbë dhe të fshihet deri të nesërmen kur u gjet nga forcat e policisë.

Terreni ku kultivuesit kishin zgjedhur të rrisnin bimët mund të arrihej vetëm duke ecur në këmbë, pasi sipas autoriteteve ishte shumë i pjerrët dhe i vështirë për t’u aksesuar.

Sakaq, të arrestuarit do të përballen me drejtësine spanjolle për 2 akuza, kultivimin e lëndëve narkotike dhe krim kundër shëndetit publik.