Shqiptari dhunoi gruan se hapi ‘FB’: Prostitutë do të djeg fytyrën me acid

430
Sigal

Hapja e një profili “Facebook” nga ana e gruas së tij ka çuar në marrëzi një 30-vjeçar shqiptar në Itali, i cili ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë të renë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 5 tetor 2013 në Rovigo, ndërsa shqiptari, babai i një fëmije, aktualisht është dënuar me 3 vjet e katër muaj burg.

Mediat italiane raportojnë se Renato Xhija, nga Shijaku akuzohet për veprën penale të “keqtrajtimit të anëtarëve të familjes”. Faktet dhe dëshmitë e rënda dolën në procesin gjyqësor.

DHUNA NDAJ GRUAS
Sipas hetimeve të policisë, emigranti shqiptar në Itali kishte vazhdimisht sjellje të ashpër dhe gjaknxehtë ndaj gruas së tij. Përveç dhunës, ai nuk e lejonte që gruaja të dilte nga shtëpia, madje e pengonte që ajo t’i telefononte dhe familjarëve të saj. Por, më 5 tetor të 2013-ës Renato nisi ta dhunonte gruan, pasi mori vesh që ajo kishte hapur një profil ‘FB’. Ai e merrte gjatë gjithë kohës në telefon, edhe në momentin kur ajo ishte në punë, ndërsa e akuzonte atë se ajo ishte një prostitutë. Madje ai e kishte kërcënuar se do të vriste edhe djalin e tyre.

SHQIPTARI-GRUAS: DO TË DJEG FYTYRËN ME ACID
Edhe pse me pranga në duar dhe para sallës së gjyqit, Renato Xhija nuk nguronte që ta kërcënonte ish-gruan e tij se do e vriste, apo se do i digjte fytyrën me acid. Por, shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte burgut për veprën penale që kishte bërë.