“Reality show” tronditës: Rrahje, vrasje, përdhunime dhe çmim 1,5 mln euro!

505
Sigal

Garuesit në një “Reality Show “ të ri në Rusi do të
pajisen me thika, pasi do të dërgohen në një terren të egër në Siberi për të
luftuar me arinj, ujqër dhe temperaturat e ulëta, shkruan The Sun.

30 garuesit nga vende të ndryshme
të botës do të garojnë për çmimin e madh prej 1.5 milion euro, ndërsa rregullat
janë aq brutale sa që tashmë kanë filluar të ngrejne zërin shoqata të ndryshme
nga e gjithë bota.

Në këtë reality shou lejohen
“rrahjet, vrasjet dhe përdhunimet”. Në shikim të parë ky show nuk dallon shumë
nga  show “The Hunger Games”, ku 30
garuesit gjysma e të cilëve janë femra, hidhen në një shkretëtirë, ku përveç
kafshëve të egra, do t’iu duhet të luftojnë me temperaturat e ulëta -40 gradë
por edhe me më të ulëta.

Është raportuar se garuesit do të
jenë të armatosur edhe me armë zjarri, por kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë,
një rregull shokues thotë: “Të gjitha janë të lejuara, rrahjet, alkooli,
vrasjet, përdhunimet, pirja e duhanit dhe çdo gjë tjetër”.

Truri i këtij “Reality Show” është  Yevgeny Pyatkovsky, i cili ka deklaruar se me
këtë nuk synojnë të arrijnë asgjë, por që garuesit do të vendosin rregullat dhe
do të nënshkruajnë dokumentet nëse janë pro pjesëmarrjes.

Megjithatë, situatën do ta
qetësojnë producentët të cilët vazhdimisht po e theksojnë faktin se në këtë
lojë do të aplikohet kodi penal rus, ku çdo konkurrent që thyen rregullat do të
vuaj dënimin.

“Nëse gjejmë prova që është kryer
ndonjë vepër penale, policia do të vijë që të arrestojë dikë”, kanë thënë ata.

Megjithatë, kritikë besojnë se
këto rregulla do të çojnë drejt sjelljeve të egra të garuesve, për shkak se do
të detyrohen të jetojnë si kafshë të egra.

Çdo garues duhet të jetë mbi 18
vjeç dhe të jetë “i shëndetshëm mendërisht”, por ajo çfarë është më e çuditshme
është fakti se për pjesëmarrje duhet të paguajnë nga 150 mijë euro, edhe pse
disa prej tyre do të marrin pjesë pa paguar asgjë përmes votimit online.