Goditet në Francë banda shqiptare e trafikut të drogës/ Arrestohen 8 pjesëtarët e saj, kapen me kokainë dhe mijëra euro cash

263
Sigal

Policia franceze ka arrestuar tetë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë.

Shqiptarët e arrestuar vepronin në zonën e Annecyt të Francës dhe vendosën në pranga pas një operacioni ku u përfshinë 60 efektivë policie.

Hetimi ndaj bandës së shqiptarëve kishin nisur që në 27 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit ndaj 8 shqiptarëve atyre iu gjetën 17 mijë euro cash, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë, produkte prerëse dhe katër automjete.

Goditet në Francë banda shqiptare e trafikut të drogës/

Tetë shqiptarët janë sjellë para gjykatës, ku akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ata janë lënë në paraburgim dhe rrezikojnë 10 vite burg.