Sherr në plazh me kunatin, vlonjati s’përmbahet dot, qëllon me grusht edhe policin

438
Një 44-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ka dhunuar një polic gjatë ushtrimit të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në një plazh publik, ndërsa në pranga ka përfunduar shtetasi Ismail S., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Ky i fundit që qënë duke bërë sherr me një tjetër shtetas, D.Z, që siç bën me dije policia, ishte kunati i tij.
Në momentin që polici ka ndërhyrë për të shuar sherrin, vlonjati e ka goditur me grusht.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi në një ambient privat në Ksamil ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik midis shtetasit D.Z. dhe I.S.(kunati i shtetasit D.Z.) me shtetasin F.P.”, thuhet në komunikatën e policisë.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Sigal