Vrasja e 62-vjeçarit në Kurbin, zbulohen shkaqet e konfliktit me fqinjin e moshuar

418
Paraditen e sotme një 62-vjeçar nga fshati Ndrojë i Kurbinit është vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Zef Doda.
Nga efektivët e Policisë së Kurbinit, është identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi Mirash Vukaj, 78-vjeç, banues gjithashtu në Kubin, të cilit i është gjetur edhe arma e krimit.
Ndërkohë mësohet se policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal