Lojtarët shqiptarë, Hamdi Salihi realizon 2 gola në fitoren e Neustad

570
Protagonist kryesor në fitoren 3-2 të skuadrës së tij Nojshtad përballë Lustenaut. 33 -vjeçari realizoi dy gola duke qënë lojtari më i mirë në fushë. Nojshtadi aktualisht kryeson renditjen e kategorisë inferiore në Austri.

Hamdi Salihi dhe goli janë një binom që kanë bashkëjetuar që në kohën kur shkodrani ishte një adoleshent i talentuar e deri më tani që ai është në moshën 33 vjeçare. Sulmuesi shqiptar po vijon të shfaqë një formë të admirueshme në ligën e dytë austriake duke qënë protagonist kryesor për Neustadin. Pasi realizoi një supergol javën e shkuar kundër Linzit, ish futbollisti i përfaqësueses kuqezi gjeti dy herë rrugën e rrjetës në fitoren 3-2 të Neustadit përballë Austria Lustenaut në transfertë. Në rastin e golit të parë Salihi ashtu si na ka mësuar gjithnjë u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për ta devijuar topin drejt rrjetës në krahun e kundërt të lëvizjes së portierit Mohr pas asistit të Ljubic. Në këtë rast realizimi i shkodranit ktheu ekulibrat pasi Neustadi ishte në dizavatazh. Më tej sulmuesi u tregua i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë duke e dërguar topin në një krah dhe portierin Nicolas Mohr në anën tjetër. Ekipi nga jugu i Vjenës shënoi edhe golin e 3-të me autor Hager, ndërsa Ronivaldo ngushtoi për Lustenaun, por pa e prekur fitoren 3-2 të Neustadit. Skuadra e Salihit me 3 fitore në 3 takimet e para kryeson renditjen në ligën e dytë austriake.
Sigal