Sherr me leva pranë komisariatit të policisë në Përmet, plagoset rëndë 63-vjeçari, pritet të sillet me helikopter drejt Tiranës

112
Sigal

Një sherr me leva ka ndodhur ditën e sotme në Përmet. Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive që ende nuk dihen. Mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur 63-vjeçari Kosta Xhalli, i cili është qëlluar me levë në kokë dhe në pjesën e pas shpinës në mes të qytetit. Ngjarja ka ndodhur 100 metra lar komisariatit të policisë.

Si pasojë e plagëve 63-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës ndërsa pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës pasi ëshët në gjendje të rëndë.

Sherri ka përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët priten të mberrijnë në Spitalin e Gjirokastrës.