Sherr mes infermiereve, godet në fytyrë kolegen, procedohet penalisht

484
Sigal

Një sherr mes inferemieresh në qendrën shëndetësore të fshatit Proptisht ka çuar në procedimin penal të njërës prej tyre.

Policia e Pogradecit bën me dije se “më datë 29.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases L.A, 49 vjeçe, banuese në Proptisht”.

Kjo e fundit me detyrë infemiere në qendrën shëndetësore të Proptishtit, gjatë një debati pune dyshohet se ka goditur në fytyrë shtetasen S.L, 57 vjeçe, banuese në Proptisht, edhe kjo me detyrë infermiere pranë kësaj qendre.