Detajet e konfliktit në Fushë Krujë, dy të plagosurit janë kunetër

230
Sigal

Dy kunetër kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit, i cili ka degraduar në përdorimin e thikave.

Policia njofton se të plagosurit E.Gj., rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës,(thikë) shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, (kunetër) , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.