Ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje, kush është shkodrani i ekstraduar nga Zvicra

557
Një 44-vjeçar, i cili ishte dënuar me 20 vite burg, është ekstraduar nga Zvicra, duke përfunduar kështu pas hekurave të Burgun 313.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Arben Mlloja, i cili ishte dënuar për vrasje
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim:
Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03.10.2013, e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu u ndalua shtetasi në kërkim Eduard Gjergjvataj, 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau Dejës, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 435, datë.01.01.2009, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Sigal