Sekuestrohen 190 bimë kanabis në Kukës, procedohet kryeplaku i fshatit Reptac

491
Policia e Kukësit ka ndërmarrë një operacion anti-kanabis ku janë sekuestruar 190 bimë narkotike në një shpat mali në fshatin Reptac. Bimët narkotikë u asgjësuan më anë të djegies, ndërsa u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Reptac, B.S., 61 vjeç për ‘Moskallzim krimi”.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 29.08.2017, efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë

kontrollit të ushtruar në fshatin Reptac gjetën të kultivuara 190 bimë narkotike, në një shpat mali.

Bimët u asgjesuan më anë të djegies, ku pesë rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para proceduriale, u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Reptac, shtetasi B.S., 61 vjeç, banues në fshatin Reptac, për veprën penale “Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Sigal