Qafë-Thanë, sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”, arrestohet 22-vjeçari

352
Sigal

Gazeta Telegraf/ Policia Kufitare, godet një tjetër rast të “Trafikut
ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit, në
motorrin e një automjeti, evidentohen dhe sekuestrohen 3 KG
lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis
Sattiva”.Arrestohet
flagrancë
poseduesi i lëndës.

Shërbimet e Policisë
Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për
Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Kristjan
Pepkolaj, 22 vjeç, banues në fshatin Rajë-Tropojë.

Arrestimi i tij u bë
pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar
në vijën e dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë nga
shërbimet e Policisë Kufitare, automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa AA 856 NI,  me të cilin 
ky shtetas udhëtonte, në pjesën e motorrit  u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë
e provës materiale :

3 (tre) pako të
mbështjella me letër natriban, me peshë 3 KG  lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore
dhe proceduriale të kryera, rezulton se sasinë e lëndës narkotike të mësipërme,
që shtetasi Kristjan Pepkolaj  posedonte,
kishte si synim ta shiste në Maqedoni.

Materialet i kaluan
Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i
narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.