Hajdutët bëjnë kërdinë në fshat, vjedhin dhe i venë zjarrin një makine në Belorta

512
Katër vjedhje kanë ndodhur brenda një nate në fshatin Belorta të Korçës. Grabitësit kanë vjedhur dy banesa dhe një automjet. Gjithashtu ata kanë grabitur edhe 1000 euro brenda automjetit të një emigranti e më pas i kanë vënë flakën.
Makina tip ‘Audi’ rezulton në pronësi të 26-vjeçarit me iniciale D.D., i cili ishte emigrant në Greqi dhe ishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Grabitësit kanë marrë brenda në makinë 1000 euro, pasaportën greke dhe celularin e të riut e më pas i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes.
Nëna e 26-vjeçarit, Lindita Duro është shprehur se nuk kanë konfikte me asnjë njeri. Duro ka kërkuar që policia të zbardhë ngjarjen sa më shpejt në të kundërt do ti gjejë vetë autorët dhe kërcënoi se do i djegë siç i dogjën edhe makinën e djalit, shkruan Ora Neës.
Nërkohë Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Nuk dihet ende nëse grabitësit kanë qenë të njëjtë në të katër rastet e vjedhjeve.
Sigal