Tiranë, sekuestrohen 6 armë zjarri dhe 80 kg Cannabis Sattiva, në pranga 2 persona

712
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Tiranë, sekuestrohen 6
armë zjarri dhe 80 kg Cannabis Sattiva

Në pranga 2 shtetas dhe një i tretë në kërkim

Sot më datë 12.07.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të
mundur finalizimin e operacionit “Kllojka”, ku u bë arrestimi në
flagrancë i shtetasve:

1. Xhelal Biraçi, 78 vjeç,  banues në Tiranë.

2. Shahe Biraçi,41 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
–  G. Biraçi, 41 vjeç, banues në Tiranë

Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë pas informacionit të marrë se në
banesën e tyre ka municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e
tyre  në fshatin “Kllojkë”, i’u gjetën dhe sekuestruan në
cilësinë e provës materiale:

– 3 Armë zjari automatik, model 56.  
– 1 Armë zjarri automatik, model 54 (sharrs). 
– 2 Armë zjarri pushkë, model 63.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një sasi
bime e dyshuar narkotike e llojtë “Cannabis Sattiva”, me peshë rreth
80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj
bime.  

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së
parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve
luftarake dhe e municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e
narkotikve”, parashikuar nga Nenet 278-25 dhe 283-25 të Kodit Penal