Qafë-Thanë, aksidentohen babë e bijë, 50-vjeçari në gjendje të rëndë

452
Një aksident ka ndodhur ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, e për pasojë janë plagosur babë e bijë, një prej tyre në gjendje të rëndë. Mësohet se një kamion maqedonas me targa OH 447 IM, dhe rimorkio me targa OH 320 IJ, me drejtues shtetasin Fatmir Rakimovski, 55 vjeç, banues në Ohër ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip “Peugot” me targa AA 570 IF, të drejtuar nga shtetasi V.H., rreth 50 vjeç.

Për shkak të përplasjes së fortë është dëmtuar 50-vjeçari si edhe vajza e tij SH.H., rreth 20 vjeç, pasagjere tek automjeti. Ata u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku drejtuesi ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa vajza e tij jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi V.H., pas ndihmës mjekësore të marrë, në Spitalin e Pogradecit, u nis për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim te specializuar. Drejtuesi i kamionit, u shoqërua në Komisariatin e Pogradecit. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sigal