Sekuestrohen 25 kg kokainë në Torino, arrestohen 4 shqiptarë

484
Policia e Torinos ka sekuestruar 25 kg kokainë, të një cilësie shumë të pastër, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në qytetin verior. Në prangat e policisë ranë 4 shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, por sipas mediave italiane të gjithë të lidhur me familjen Çapja, nga Elbasani.
E përditshmja italiane “La Stampa” shkruan se gjithçka nisi pas arrestimit të Sajmir Serjanit, më 12 maj, një nga kokat e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, edhe ky bashkëpunëtor me Çapjajt. Në makinën e Serjanit, tip “Peugeot”, u gjetën 600 gramë kokainë. Më pas policia gjeti në banesën e tij një makinë numërimi parash dhe 108 mijë euro kesh.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e hetuesve italianë ishte një tufë çelësash. Prej javësh agjentët e anti-drogës, tentuan me anë të çelësave, të hapnin dyer në të gjitha zonat që frekuentonte Serjani. Me sukses rezultoi porta e një apartamenti, i cili shfrytëzohej si laborator për përgatitjen e dozave. Përveç kokainës së pastër, në apartament u gjetën edhe 35 kg substanca holluese. Nëse do të hidhej në treg, vlera në total e drogës i kalonte 1 milion euro.
Sigal