Prof. Tritan Kalo/ Ku janë intelektualët e këtij vendi?

669
Ku janë intelektualët e këtij vendi? Në këtë kohë kthesash të domosdoshme, por jo pak të rrezikshme të ecurisë së vendit, të zhvillimeve socio-politiko të një shoqërie që ëndërron të jetë po aq krenare sa simotrat e saj demokratike, pse nuk po dëgjohet si dhe sa duhet zëri i kësaj shtresëze sociale që e ka tagrin të quhen intelektualë…Vrasja e intelektualizmës ishte krimi më i madh i demokracisë së pas 90-ës. E pohuar kjo, nuk do të thotë aspak se Enveri gjatë Diktaturës së Proletariatit ishte shumë “bujar” me ta, por së paku një pjesë të madhe të tyre nuk ua mpaku trurin deri në marrëzi. N. Bonaparti shprehej se:”Burimet materiale të një vendi, nuk janë asgjë para pasurisë intelektuale”. Dhe kush i vlerësonte intelektualët në këtë shkallë, pikërisht ai, i cili preferonte më mirë një betejë, se sa një provim në shkollë…Te ne sot intelektualët për idealizmin e tyre nënçmohen në vend që të vlerësohen, sepse i pashkolluari, i pagdhenduri, ai i hurit dhe litarit, sahan dhe bythëlëpirësi i çdo drejtuesi dhe shefi, sot i gëzohet pozitës sociale dhe pasurisë së vënë pa punë, pa djersë, pa dinjitet, por falë pikërisht faktit sepse AI/AJO nuk foli kur duhej të fliste, sepse AI/AJO nuk tha “jo” në kohën e duhur për projekte apo vendime të cilat binin ndesh me interesat socio-ekonomiko-politike të vendit, sepse AI/AJO nuk barte vetë tipare të një lideri por preferoi të ruante vendin e një të “delezuari” pas pseudoliderit të tij, sepse AI/AJO nuk ishte asnjëherë vetvetja, por hija e dikujt tjetri, shëmbëlltyra tipike e “huriahipizmit” socio-profesional…..Zgjohuni sa më parë, ju mendjehapurit dhe shpirtlirët e këtij vendi!…IT IS NOW OR NEVER!
Sigal