“Shefi i komisariatit të Rinasit ishte në gjumë”

313
Supergrabitja e rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit ka qenë çështje diskutimi edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë në Parlament.
Nënkryetari i këtij komisioni, Flamur Noka, ka thënë se në kohën kur ndodhi grabitja në aeroport, shefi i Komisariatit të Rinasit, Skënder Sallaku, ka qenë duke fjetur gjumë, ndërkohë Lapsi.al publikon ekskluzivisht foton e zyrtarit të policisë. Gjatë ditës së sotme ka reaguar zyrtarisht kompania private që menaxhon aeroportin. Ajo ia la përgjegjësinë policisë së shtetit, ndërsa policia bën me faj kompaninë private që kishte sigurinë e aeroportit.