Miratohet taksa e re, ja sa do paguajnë shqiptarët që kanë automjete me gaz

483
Sigal

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë gjetur sot konsensusin për të taksuar qytetarët që përdorin automjete me gaz.

Me kërkesë të deputetëve të LSI-së, taksa e re e miratuar sot në Komisionin e Ekonomisë nuk do të jetë 13 lekë për litër, siç kërkonte qeveria, por është ulur në 8 lekë për litër.

Më herët LSI pati kërkuar anulimin e kësaj takse, por pas konsultimeve mes grupeve parlamentare dhe qeverisë u pranua propozimi i deputetit socialist Anastas Angjeli për vendosjen e një takse 8 lekë për litër. Nga ana e saj PD-ja nuk e votoi taksën e re, me pretendimin se ajo rëndon qytetarët.

“Shpreh zhgënjimin që kam me kolegët e grupit të LSI që tolerojnë. Atë që e nisn si qëndrim parimor e përfundojnë në një garë për rritjen e çmimit me kaq apo me aq,. Shpresoj të mos mbajnë të njejtin qendrim edhe me plehrat”, tha deputeti Edmond Spaho.