PD përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias dhe nxit Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim sa më të shpejtë të Vettingut

395

Partia
Demokratike përshëndet miratimin e shpejtë të Opinionit të Komisionit të
Venecias për 4 pyetjet që i ka drejtuar Gjykata Kushtetutese për vettingun.
Opinioni i Komisionit të Venecias përbën kontribut për shqyrtimin e shpejtë dhe
objektiv të cështjes nga Gjykata Kushtetuese.

 

Komisioni
i Venecias, në paragrafin 64, ka shprehur qartë opinionin se grupi i punës i
përbërë nga organet që janë nën varësinë apo ndikimin e Kryeministrit (sic janë
DSIK, SHKB në Ministrinë e Brendshme, DPPPP, etj), duhet të jetë
domosdoshmërisht nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të Komisionit të
Pavarur të Vettingut. Konkretisht, paragrafi 64 thekson se: “Për Komisionin
e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin
kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të
funksionojë nën mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të
gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në
dispozicion të tyre
”. Ky konkluzion themelor i Komisionit të Venecias
konfirmon tërësisht qendrimin e Partisë Demokratike, se; procesi i kontrollit
të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) duhet të bëhet vetëm nga organet
kushtetuese të rivlerësimit, dhe se cdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë
nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit
(Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit). E thenë qartë,
paragrafi 64 i Opinionit të Komisionit të Venecias, sanksionon se vettingu i
gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet jo nga Kryeministri, por nga organet
kushtetuese të rivlerësimit. 

Komisioni
i Venecias në paragrafët 46 dhe 58 çmon se është Gjykata Kushtetuese që duhet
të vlerësojë nëse organet kushtetuese të rivlerësimit, kanë kontrollin e plotë
mbi organet qeveritare, si kusht që ligji të jetë në përputhje me nenet 6 dhe 8
të KEDNJ-së. 

 

Ne
nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin
e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas të gjithë cështjeve të
ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike. Komisioni i Venecias shprehet qartë
në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me
Kushtetuten dhe legjislacionin e brendshëm. Kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës
Kushtetutese, e cila duhet të garantojë që ligji i vettingut të jetë në
përputhje me Kushtetutën. 

 

Vettingu,
sipas Kushtetutes është garancia e vetme për lagimin nga sistemi të gjykatësve
dhe prokuroreve të korruptuar‎. Vettingu, sipas ligjit antikushtetues të Edi
Ramës mbron të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet.

Sigal